Botë
Kinë, 150 të vdekur nga tërmeti
03.08.2014 18:24
Një tërmet prej 6,1 ballësh u ka marrë jetën të paktën 150 personave dhe ka shkaktuar me dhjetra të tjerë të plagosur...

Një tërmet prej 6,1 ballësh u ka marrë jetën të paktën 150 personave dhe ka shkaktuar me dhjetra të tjerë të plagosur, në rajonin jug-perëndimor të Kinës, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.
Shërbimi Gjeologjik amerikan njoftoi se tërmeti goditi rreth 11 km në veri-perëndim të Ëenping, në provincën e Yunnan-it, rreth orës 16:30 me atë lokale (10:30).
Një zyrtar lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Xinhua, bën të ditur se shumë shtëpi janë shembur, ndërkohë që rrjeti shtetëror CCTV ka deklaruar se tërmeti ishte më i forti që ka goditur provincën në 14 vitet e fundit.
Sipas Xinhua, disa qindra persona janë plagosur. Ndërkohë, të gjithë viktimat raportohen në rrethin e Qiaojia-s, në rajonin Zhaotong, i cili duket se është prekur më shuëm nga të gjithë.
Raportohet se ekipe kërkim-shpëtimi janë dërguar menjëherë në epiqendrën e tërmetit, ndërsa mësohet se thellësia e tij ishte rreth 10 km nëntokë.
Në vitin 1970, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Yunnan-in, duke lënë të vrarë të paktën 15 mijë njerëz.
MIGENA GORENCA
