Maqedoni
Eko standarde për transport publik, shkupi dhe përvojat e metropleve evropiane
08.07.2018 15:41
Klima pozitive e autoriteteve locale për të përmirësuar jetesën dhe standardin e qytetarëve të vendit, bashk me ate edhe transportin publik...

Klima pozitive e autoriteteve locale për të përmirësuar jetesën dhe standardin e qytetarëve të vendit, bashk me ate edhe transportin publik, koheve të fundit po vjen gjithmonë e më shumë në shprehje. Por nga premtimi dhe deri tek realizimi në praktikë I saj gjithsesi se duhet të kalojë një periudhë e caktuar kohore. Javën që lamë pas, tone pozitive erdhën nga kreu u qytetit të Shkupit Petre Shilegov nga janari i vitit të ardhëshëm autobusët lokal të kryeqendrës do të zëvendësohen me autobusë të rij ekologjik.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 e mirëpresin këtë vendim, por krahas kësaj ata kërkojnë rrespekt ndaj kategorisë me aftësi të kufizuara të qytetarëve nga ana e shoferëve të autobusëve e cila sipas tyre ka munguar deri më tani.
Probematike për qytetarët të cilët shfrytëzojnë rregullisht transportin public, ankohen edhe për vonesa të autobusëve , dhe kjo sipas tyre është problem sidomos në këtë periudhë të vitit kur temperaturat janë shumë të larta.
Sipas projektit të paraparë, është planifikuar që numri i autobusëve të cilët do të zëvendësojnë Disel- autobusët e vjetëruar, të arrijë në 30. Përveç që kjo do të kontribuojë në parandalimin e ndotjes së ajrit, qytetarët do të mund të voziten në autobusë me ambient të klimatizuar dhe me pajisje adekuate.
SEDAT SELIMI
