Maqedoni

Rritet buxhetit për shërim falas të qytetarëve!? Anketa: E mirë për ta dëgjuar, vështirë për ta zbatuar

08.07.2018 16:07

Mjetet shtesë të cilat pushteti i planifikon për rritjen e buxhetit për shërim falas të qytetarëve nga viti i ardhëshëm....

Mjetet shtesë të cilat pushteti i planifikon për rritjen e buxhetit për shërim falas të qytetarëve nga viti i ardhëshëm, shihet me rezerve dhe pesimizëm nga ana e të qytetarëve. Fjali e mire për ta dëgjuar, por e pa besueshme për ta jetësuar.Kjo ishte përgjigja e shpeshtë që kamera e objektivit të TVM2 arriti të regjistrojë  nga anketat e realizuara në këtët teme. Edhe pse duan shumë që të besojnë, ata sërisht  shprehen të përmbajtur se kjo mund të ndodhë.  Edhe po të realizohet, e njëjta duhet të vlejë edhe për shërbimet tjera mjekësore e jo vetëm për në spitale, thonë qytetarët.
 
“Unë sinqerisht nuk besoj se do të mund të realizohet në tërësi mjekimi falas spitalor, pasi që  20 vite solloratem nëpër dyert e spitalëve dhe kam parë dhe dëgjuar shumë çka”...
 
“Masa e paralajmëruar është e mirë dhe për këtë arsyje nuk besoj se e njëjta mund të realizohet”...
 
“Është diçka pozitive dhe shumë e nevojshme për qytetarët, por mendoj se duhet hequr edhe participimi i shërbimeve të tjera mjekësore në shëndetësinë primare dhe sekondare”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Nënkryetari i Odës së Mjekëve Ilber Besimi për TVM-2 vlerëson se me heqjen e participimit për mjekim, klinikat rrezikojnë  të mbesin pa mjete finaciare në kohë, për të blerë mjetet dhe pasijet e nevojshme për punë. Nga ODA e MJEKËVE apelojnë për kujdes të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.  
 
“Ajo që i brengos  mjekët është që  tëmos cënohet cilësia i shërbimeve me këta politikat që ne duhet të bëjmë shërbime shëndetësore falas. Gjithsesi apelojmë që të vendoset një vëmëndje e jashtëzakonshme  në pjesën e sigurimit të mjeteve dhe të ruajtjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore”Ne druajmë se institucionet tona shëndetësore në dhënien e shërbimeve mjekësore do të ngelin pa mjete duke mos pasur një pjesë e mjeteve që i kanë planifikuar për shëbrime dhe të mundësojmë dhënien e këtyre shrëbimeve kualitative të personelit tonë", tha Ilber Besimi, nënkryetar i odës së mjekëve.
 
Fakti tjetër shqetësues  vazhdon të mbetet ikja masive e mjekëve drejt vendeve të Europës, thotë Besimi. Vetëm brenda dy javëve të fundit numri I mjekëve të rajonit të Pollogut  që kanë kërkuar çertifikata për të punuar në Gjermani  ka arritur në 80.
 
“Të dhënat zyrtare që i kemi ne në Odën e Mjekëve nga 1 janar deri më 30 prill  tregojnë se 110  mjekë  kanë marrë  vërtetim për të ikur dhe vazhduar punën tyre profesionale në Gjermani, ndërsa më alarmant është fakti që dy javët e fundit kemi vetëm nga Tetova dhe rrethina 80 mjek të rinj që kanë kërkuar vërtetime për tu larguar nga shteti”, tha Besimi.
 
Sipas parashikimeve, buxheti për mjekim falas spitalor për 2019-ën,  do të jetë rreth  7.6 milionë euro, para të cilat tani mbulohen nga participimi i qytetarëve.  Ndërsa nga viti i ardhëshëm do të mbulohen në tërësi nga buxheti shtetëror. Poashtu nga fillim i vitit të ardhshëm është paralajmëruar edhe rritja e pagave të mjekëve dhe specialistëve  deri në 100 mijë denarë. Mjekët  rikujtojnë se zgjidhja e problemeve shëndetësore fillon me miratimin e ligjit të ri për veprimtari shëndetësore, në të cilin do të përcaktohen, detyrimet, obligimet, pagat dhe të drejtat e pacientëve.
 
REXHEP QAMILI