Maqedoni

Marrëveshja me Greqinë për emrin, Zaevi i bën thirrje Ivanovit ta nënshkruaj

08.07.2018 16:31

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një prononcim për mediat bullgare ka apeluar deri tek Kryetari i vendit Gjorgi Ivanov...

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një prononcim për mediat bullgare ka apeluar deri tek Kryetari i vendit Gjorgi Ivanov që ta nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues, dhe nëse të njëjtën nuk e bënë tani, do të jetë i detyruar atë ta bënë pas referendumit të suksesshëm.  
 
Sipas Zaev dita e referendumit do të jetë përcaktues dhe udhërëfyesi më i mirë për të gjithë aktorët politik në vend se nga cila rrugë do të duhet të lëvizim.
 
“Nëse Kryetari jonë Gjorgji Ivanov vendos që edhe për herë të dytë mos ta nënshkruan marrëveshjes, atëher do të ketë referendum, a të gjithë e dimë se referendum do të mbahet nga fundi i muajit shtatorë apo fillim të muajit tetorë, dhe kurë të dalin qytetarët në referendum dhe do të na japin secilit prej nesh detyrat që duhet ti kryejmë, atëher të gjithë atyre vendimeve do t’ju përkulemi. Atë ditë do të vendoset kush do të voton, dhe kush do të duhet të nënshkruan, sepse jemi në shërbim të tyre. Unë besoj se ai edhe tani do ta nënshkruan, sepse nuk do të mundet ta bllokon procesin. Sa I përket impiçmentit, të gjitha opsionet janë në hapura”, tha Zaev.
 
Zaev është shpreh i bindur se qytetarët e maqedonisë duke i përfshirë këtu edhe etnitetet tjera, janë për një maqedoni të integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian. Por nëse referendum dështonë atëherë Greqia do ta ketë mundësin e bllokimit përsëri në muajin janar, pas ratifikimit të vendeve anëtare.
 
"Sekretari general i NATO-së ka pohuar se Maqedonia do të marrë ftesë për tu bërrë pjesë e plotfuqishme e NATOS-së, sepse deri në muajin janar, do ta kemi procesin e skriningut, kurse pastaj fillon ratifikimi nëpër vendet anëtare, dhe nëse referendum në Maqedoni do të dali i pa suksesshëm, atëher Greqia nuk do ta ratifikon të njëjtën. Por unë besoj dhe jamë shumë optimist, se të gjithë qytetarët e vendit, duke I përfishër këtu edhe etnitetet tjera janë të vetëdishëm se kjo është rruga e vetme në të cilën do të duhet të lëvizë Maqedonia, pra rruga e BE dhe e NATO-së", shtoi Zaev. 
 
Zaev në fund falënderoi vendet fqinjë për ndihmesën e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Maqedonisë, dhe u shpreh se me integrimin e Ballkanit në strukturat euro-atlantike, ky vend do të shëndërohet në atraksion ekonomik për gjithë vendet e Botës.
 
FITIM KRYEZIU