Maqedoni
Takimi Zaev-Keçijang: Maqedonia dhe Kina të thellojnë bashkëpunimin ekonomik
08.07.2018 16:51
Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit në Sofje me kryetarin e Qeverisë së Kinës, Li Keçijang....

Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit në Sofje me kryetarin e Qeverisë së Kinës, Li Keçijang ka theksuar se thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Repulbikës Popullore të Kinës është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojnë në zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik të vendit.
"Jemi duke i hapur perspektivat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën Popullore të Kinës dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë në projekte, të cilat do të kontribuojnë për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik të vendit. E cilësoj si shumë domethënse përkrahjen e rëndësishme që Qeveria kineze e ofron në përpjekjet për përshpejtimin e ndërtimit të dy autostradave, Kërçovë – Ohër dhe Milladinovc – Shtip", ka theksuar kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë në takimin ka informuar se procesi për vendosjen e regjimit pa viza mes dy shteteve është në fazë përfundimtare dhe potencoi se pret të rritet lëvizja dhe komunikimi mes qytetarëve të të dy vendeve, që do të rezultojë me zhvillim të turizmit, bashkëpunimit më të adh kulturor dhe vendosjen e relacioneve mël të afërta.
Nga ana tjetër edhe kryeministri kinez Keçijang shprehu mbështetje të fuqishme për hapat që Qeveria e Maqedonisë i ka ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe politikat për përshpejtimin e rritjes ekonomike. Keçijang tha se RP e Kinës edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Maqedonisë dhe shtoi se rritja e bashkëpunimit është shumë e rëndësishme, pasi të dy vendet janë të orientuara drejt zhvillimit ekonomik që duhet të kontribuojë për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.
Në fund të takimit kryeministri Zaev porositi se Maqedonia mbetet mik i Kinës dhe shprehu besim të plotë se marrdhëniet bilaterale mes dy vendeve do të avansohen dhe zhvillohen në drejtim pozitiv.
ZEKIRJA MEXHITI
