Maqedoni
VMRO me marsh protestues në Sturmicë, Mickoski: S’ka marrveshje që ndal Maqedoninë
08.07.2018 17:02
Me moton "Një emër kemi", partia opozitare VMRO-DPMNE zhvilloi marshin protestues në qytetin e Strumicës....

Lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski, i cili edhe i priu kësaj protestës ka theksuar se maqedonasit me këtë qeveri po e humbasin shtetin e tyre. Duke e cilësuar të dëmshme marrëveshjen me Greqinë rreth çështjes së emrit, Mickoski tha se asnjë marrëveshje nuk do të mund ta ndal Maqedoninë kurse akuzoi se kjo qeveri dëshiron të krijoj kontroll dhe pa siguri te qytetarët.
“Asnjë marrëveshje nuk mund të ndalojë Maqedoninë, sepse Maqedonia është një ide, një ëndërr, një aspiratë njëqindvjeçare. Maqedonia jeton dhe do të vazhdojë të jetojë në zemrat e secilit prej jush, sepse është zhurma e zemrës së çdo maqedonasi që mendon lire. Shpresa së do bëhet më mirë është më e mirë se të gjitha mashtrimet dhe manipulimet e kësaj qeverie”, tha Hrisitjan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
Micksoki akuzoi se kjo qeveri përpos që ka mbjellur pa siguri te qytetarët ajo edhe i ka varfëruar duke ua shkatëruar ëndrat për një jetë më të mirë.
“E di që ndjeni pasiguri, e shihni se si ngadalë po ju merret jeta për të cilën e keni endëruar dhe ju fshihet ëndrra për jetën që e keni ëndërruar si të rinjë. Për të ndaluar dëmet që po i shkaktohen vendit, Zaev duhet të largohet nga qeveria. Nuk ka jetë pa dinjitet, pa nder, me kuletë të zbrazur, me fatura të mbledhura të energjisë elektrike të ujëit, për të cilat vetëm ti mendoni ju krijojnë mjerim dhe ju shkaktojnë pasiguri”, tha Mickoski.
Mes tjerash lideri i VMRO-së gjatë fjalimit të tij kërkoi edhe amnisti për të dënuarit për dhunën e 27 Prillit në Kuvend duke e arsyetuar si të nevojshme që Maqedonia të vazhdojë përpara.
ZEKIRJA MEXHITI
