Maqedoni
Ademi: BDI përfaqsuese legjitime e shqiptarëve
03.08.2014 18:27
BDI vazhdon të këmbëngul se është përfaqësuese legjitime e popullit shqiptar në Maqedoni...

BDI vazhdon të këmbëngul se është përfaqësuese legjitime e popullit shqiptar në Maqedoni.
BDI ka fituar mandatin për t’i përfaqsuar shqiptarët nëpër tëgjitha institucionet e vendit cilat do qofshin ato përfshirë edhe në Këshillin e Sigurimit organ që udhëhiqet nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov. Këtë qëndrin e ka përsëritur sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Abdylaqim Ademi.
“BDI është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve në Maqedoni sepse në zgjedhjet e fundit është fituesi absolut në kampin politik shqiptarë dhe BDI do t’i përfaqësojë shqiptarët nëpër të gjitha institucionet e vendit sepse për këtë ka marrë edhe mandat. Nuk dua të komentoj shumë deklaratat e Ivanovit sepse nëse është ashtu sic thotë ai atëherë edhe ai nuk është përfaqësues i të gjithë qytetarëve në R.M” tha sot sekretari i përgjithshëm i BDI-së.
Ademi ka komentuar edhe deklaratën e kryeminietrit Nikolla Gruevski për nevojën e mbindërtimit të marëdhënieve ndëretnike.
“Njëri nga prioritetet kryesore në programën për punën e qeverisë në katër vitet e ardhshme është pikërisht avansimi i të drejtave etnike dhe ndërtimi i marëdhënieve ndëretnike në R.M edhe atë duke implementuar MO dhe duke realizuar një sërë projektesh tjera që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në marëdhëniet ndëretnike. Kështuqë Maqedonia si vend multietnik është e obliguar që të investojë në përmirësimin e marëdhënieve ndëretnike me qëllim që tju jep sa më pak hapsirë atyre që dëshirojnë ti keqpërdorin pikërisht këto marëdhënie” theksoi Ademi.
Kryeministri Gruevski në fjalimin e tij në Pelincë me rastin e festës së Ilindenit midis tjerash tha se, dhe nuk do të lejojë që “provokatorë të imët” siç i quajti ai, ti sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike.
NAIM RAMADANI
