Maqedoni
Mundësi për investime në sfera të ndryshme në Likovë
08.07.2018 17:24
Në kuadër të aktiviteteve me moton “Investime në komunat rurale“....

Në kuadër të aktiviteteve me moton “Investime në komunat rurale“, komunën e Likovës sot e vizituan ministra, deputetë të zonës dhe funksionarë tjerë të lartë shtetëror, të cilët në takim me kryetarin e Likovës Erkan Arifin, biseduan për mundësitë e investimeve në sfera të ndryshme në Komunën e Likovës, respektivisht aty ku më së tepërmi ka nevojë kjo komunë.
Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë e shfrytëzimit të fondeve për zhvillim rural të infrastrukturës si dhe mbi Zonën e Lirë Ekonomike në Komunën e e Likovës.
“Nga stafi qeveritar, nga ministrat shqiptar kemi vizitë zyrtare për ecurinë e punimeve në komunën tonë, ku dua të theksoj se në komuna e Likovës ka një bashkëpunim të ngusht me qeverinë e Maqedonisë, ku punojmë në investime kapitale në komunën tone”, tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.
“Kemi vendosur që të vizitojmë të gjitha komunat, dhe të shohim hallet dhe dertet e atij vendi, neve sot do të inspektojmë punimet të cilat janë duke u kryer në komunën e Likovës, si puinimet rreth ujësjellësit, punimet rreth rrugës regjionale", tha Sadulla Duraku, ministër iambientit dhe planifikimit hapsinorë.
“Ne si ministri e Ekonomisë në bashkëpunim me Kadastrën dhe me drejtorin e Zonave të lira Ekonomike jemi duke punuar fuqishëm që shumë shpejt ta vizitojmë komunën e Likovës ku edhe do të fillojnë punimet për hapjen e Zonës së Lirë Ekonomike në këtë komunë", tha Kreshnik Bekteshi. ministër i ekonomisë.
“Ne si Ministri e Bujqësisë kemi shpallur konkurs për të konkuruar komuna e Likovës e cila kamundësi të konkurojë për tre projekte infrastrukturale si ujësjellëse, kanalizime apo sheshe", tha Nefrus Çeliku, sekretar në ministrin e bujqësisë.
Delegacioni i lartë vizitoi punimet rreth ndërtimit të rrugës regjionale Matec-Hotël-Likovë dhe vendin e caktuar për Zonë të lirë ekonomike në Likovë, por realizoi edhe takime me biznesmen të kësaj zonë me të cilët u bisedua për problemet me të cilët përballen ata, por edhe rreth ideve për zhvillimin e bizneseve në zonën e Likovës.
FATLUM AQIFI
