Botë

Tajlandë, shpëtohen 6 nga 12 fëmijët e bllokuar në shpellë

08.07.2018 18:31

Janë shpëtuar gjashtë nga gjithsej 12 fëmijët të cilët u gjetën gjallë pas nëtë ditëve.....

Janë shpëtuar gjashtë nga gjithsej 12 fëmijët të cilët u gjetën gjallë pas nëtë ditëve pasi kishin humbur si ekip në kompleksin e shpellës në rajonin Chiang Rai, në veri të Tajlandës.
 
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, mësohet se nga shpella Tham Luang Nang Non u nxorën pesë fëmijë rreth orës 17:30 dhe 18:00 sipas orës lokale dhe theksohet se fëmijët janë shoqëruar me zhytës që nga vendi i nisjes e deri në dalje të tyre.
 
Është njoftuar se fëmijët e shpëtuar nga shpella janë transportuar në ambulanca për t’u dërguar me një helikopter në një spital në Çiang Rai. Operacioni për shpëtimin e fëmijëve dhe të trajnerit nga shpella kishte nisur në orën 10:00 me orën lokale.