Botë

Gaza, 300 fëmijë palestinezë të vrarë nga fillimi i luftës

03.08.2014 16:29

Që nga fillimi I luftimeve janë regjistruar 1654 viktima palestineze. Lufta midis lëvizjes Hamas dhe Izraelit ka marrë jetën 300 fëmijëve...

Që nga fillimi I luftimeve  janë regjistruar 1654 viktima palestineze. Lufta midis lëvizjes Hamas dhe Izraelit ka marrë jetën 300 fëmijëve.

Izraeli ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ekonomi familjare. Numri i të plagosurve është 8900, ndërsa Izraeli ka humbur 63 ushtarë nga 3032 raketa të Hamasit. Izraeli thotë se ka dëshmi që gati gjysma e palestinezëve të vrarë gjatë 25 ditëve të konfliktit në Gaza kanë qenë luftëtarë.

Ndërsa, sipas të dhënave të OKB-së, 15% e popullatës ose 280 mijë persona janë shpërngulur.  

Ndërsa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i të shpërngulurve është 400 mijë.

Sipas të dhënave, shkalla e papunësisë në Gazë është 40 për qind. Më 2000 ishte nën 20, 30 ishte më 2011.

Ndërsa, në kohë paqe 70 për qind e popullatës varet nga ndihma humanitare. Sa i përket bisedimeve për paqe në Gaza, delegacioni i Hamasit dhe ai i SHBA-ve mbërritën në Kajro.

Por, përpjekjet e tyre për një pakt të ri paqeje në konfliktin izraelito-palestinez mbetën në tentativë, sepse Izraeli nuk mori pjesë në tryezë. 

MIGENA GORENCA