Gjykata Penale, 4 seanca gjyqësore për lëndët e PPS-së
09.07.2018 09:52
Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”...

Seanca paraprake për lëndën “Tortura” u shty për shkak të mospranisë së të akuzuarit, Filip Atanasov, për të cilin avokati i tij, Ljupço Shvërgovski, parashtroi vërtetim mjekësor me shkrim.
Gjykatësja, Aleksandra Ristevska, paralajmëroi se kjo do të jetë anulimi i fundit dhe tha se nga seanca e ardhshme do ta ndajë procedurën nëse dikush është i sëmurë, sepse, siç tha, kjo është në interes të të gjitha palëve të përfshira në proces.
Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish- njeriu i parë i njësisë “Alfat”, Ivica Antevski – Puki, dhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë “Alfat”.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski, si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për lëndën “Tarifa”.
