Tragjedia në Turqi, rritet në 24 numri i viktimave
09.07.2018 10:04
Ka shkuar në 24 të vdekur bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një ditë më parë në Turqi...

Mbi 300 udhëtarë janë lënduar kur treni me 360 persona në bord doli nga shinat, pranë një fshati në provincën Tekirdag.
Mësohet se 5 vagonë nga 6 që kishte treni i pasagjerëve, kanë dalë nga shinat dhe janë përmbysur si pasojë e shiut.
Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur. Treni po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.
