Botë
Reshjet në Japoni, rritet në 100 numri i viktimave, 50 të zhdukur
09.07.2018 10:19
Të paktën 100 njerëz mendohet se kanë vdekur pasi reshjet rekord të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Japoninë perëndimore...

Më shumë se 50 të tjerë rezultojnë të humbur, raportoi Japan Times. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës.
Dy milionë njerëz janë urdhëruar që të evakuohen, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimin e tyre mëngjesin e sotëm, përmes baltës, për të gjetur çdo të mbijetuar dhe trupat e atyre që humbën jetën.
Niveli i ujit po bie gradualisht dhe se ekipet emergjente do të jenë në gjendje të hyjnë në zonat më të goditura.
