Vazhdon operacioni në Tajlandë, nxirren nga shpella 4 fëmijët e parë
Vazhdojnë fuqishëm operacionet e shpëtimit në Tajlandë për të nxjerrë nga shpella fëmijët e ngujuar atje që prej dy javësh...

Shpresat u rritën pasi dje 4 prej fëmijëve arritën të nxirren. Misioni u ndalua për të paktën 10 orë sa të furnizohen bombolat me oksigjen.
Misioni nuk është pa rrezik për 8 fëmijët e mbetur dhe trajnerin e tyre. Tre ditë më parë, një nga zhytësit ndërroi jetë ndërsa po notonte për të dërguar bombolat e oksigjenit.
Ai nuk pati oksigjen të mjaftueshëm të kthehej mbrapsht. Por, me gjithë rrezikun, familjarët kanë rënë dakord që të tentohet nxjerrja e fëmijëve tani, pasi me fillimin e sezonit të shirave, përmbytjet mund të përkeqësojnë edhe më shumë situatën, duke e bërë pastaj vërtet të pamundur shpëtimin e tyre.
18 zhytës profesionistë janë angazhuar t’i ndihmojnë dhe të gjithë presin me padurim përfundimin e kësaj sage të gjatë.
