Londër, fillon punimet samiti BE - Ballkani Perëndimor
09.07.2018 11:01
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, sot dhe nesër merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor...

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, sot dhe nesër merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër.
Ngjarjet qendrore të Samitit do të fillojnë nesër, me praninë e kryeministres britanike, Tereza Mej, si dhe të ministrave dhe shefave të delegacioneve të vendeve anëtare të procesit të Berlinit, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe për përfaqësuesit e KE.
Në kuadër të Samitit punime do të mbajnë edhe tre programe punuese në temën “Ekonomia,- programi për çështje sigurie”, ku Maqedoninë do ta përfaqësojnë ministri i MPB-së, Oliver Sposovski, dhe ministri, Nikolla Dimitrov.
Kryeministri Zaev, në kuadër të punimeve për ditën e sotme, do të marrë pjesë në drekën e punës me shefat e delegacioneve dhe drejtorëve të Bankës Evropiane për Investim dhe të Bankës Evropiane për Zhvillim.
Tema e sesionit të udhëhequr nga kryeministrja britanike, Tereza Mej, është ekonomia dhe bashkëpunimi rajonal, me fjalim hyrës të komisarit për politikë fqinjësore dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han.
Është planifikuar që kryeministri, Zoran Zaev, të marrë pjesë në punimet kushtuar planeve të Samitit të Varshavës, në vitin 2019, ku do të përqendrohen rreth ardhmërisë së procesit të Berlinit.
Gjatë samitit është planifikuar edhe takimi i Zaevit dhe delegacionit qeveritar, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini. Gjatë pritjes në pallatin Sejnt Xhejms, delegacioni i Maqedonisë do të ketë mundësi për takim të shkurtë bilateral me kryeministren, Tereza Mej.
Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
