VMRO me marsh protestues në Sturmicë
Partia e VMRO – DPMNE-se me ne krye kristijan Mickovskin....

Partia e VMRO – DPMNE-se me ne krye kristijan Mickovskin gjate protestave te djeshme te cilat i mbajti ne Strumice, pervec kerkesave tash me te njohura kunder ndryshimit te emrit te Maqedonise dhe kunder Marreveshjes me Greqine, ka kerkuar edhe amnisti për të dënuarit në ngjarjet e 27 prillit me arsyetimin se janë të pafajshëm.
Mickovski akuzoi se kjo qeveri dëshiron të krijoj kontroll dhe pa siguri si dhe të varfëroj qytetarët. Kreu i kësaj partie Kristijan Mickovski marrëveshjen e arritur e ka cilësuar si të dëmshme duke shtuar se maqedonasit me këtë qeveri po e humbin shtetin.
Sipas tij asnjë marrëveshje nuk do të mund ta ndal Maqedoninë. Maqedonia është një ide, një ëndërr, një aspiratë njëqindvjeçare. Maqedonia jeton dhe do të vazhdojë të jetojë në zemrat e secilit prej jush, sepse është zhurma e zemrës së çdo maqedonasi që mendon lire.
Nga LSDM fjalimin e kreut te opozites e cilesuan si tentim nga ky i fundit per te mbrojtur kriminalitetin gjate 11 viteve te qeverisjes se VMRO-se, dhe me cdo kusht tenton qe te mos mbaje llogari per ate qe ka bere.
“Ëndrrat e kota të Mickoskit, amnisti për krimin e bërë në 11 vitet e fundit, për dhunën dhe terrorizmin që ndodhi më 27 prill, nuk do të ketë. Pastrimi nga krimet e VMRO-së dhe drejtësia për të gjithë është ne interes të shtetit, secili do të jetë përgjegjës para ligjit”, thonë nga LSDM.
