Maqedoni
Plaçkitje në një bastore në Tetovë - janë marrë mbi 14 mijë denarë
09.07.2018 12:40
Diku rreth 14 mijë denarë janë marrë gjatë një plaçkitje që tani për tani një autor i panjohur...

Diku rreth 14 mijë denarë janë marrë gjatë një plaçkitje që tani për tani një autor i panjohur, i maskuar dhe i armatosur me armë e ka kryer mbrëmë në bastoren e sportit në rrugën "Ilindeska" në Tetovë informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij plaçkitja ka ndodhur rreth orës 21 me ç'rast në objektin, pronësi e M.E (38) nga Tetova, ka qenë vetëm një e punësuar.
I panjohuri duke u kanosur dhe armën nga sirtari i arkës ka marrë 12 mijë e 420 denarë si edhe 2.000 denarë që gjendeshin në çantën e të punësuarës.
Me paratë e marra nga sirtari i panjohur me shpejtësi ka dalë nga bastorja dhe me biçikletë e ka braktisur vendin.
Polica ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit./mia
