Ekonomi

Bashkëpunimi në industrinë e automobilave, kompanitë e huaja bashkëpunim me ato vendore. Oda Ekonomike: kompanitë vendore kanë nevojë për ndihmë

09.07.2018 15:30

Kompanitë e huaja janë të interesuara për bashkëpunim me kompanitë vendore në industrinë e automobilave, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë...

Në bazë të konsultimeve dhe përpjekjeve që kanë bërë si Odë, kompanitë e huaja në periudhën e fundit ka në treguar interesim për t’i ndihmuar kompanitë vendore në zhvillimin e potencialeve të tyre, në krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, si dhe futjen e proceseve të reja teknologjike, në mënyrë që bashkëpunimi me këto kompani të zhvillohet në nivel normal.
 
“Investitorët e huaj janë pyetur se çfarë do t’u ishte e nevojshme si shërbim t’u ofrohet nga kompanitë maqedonase. Më pas, kemi zhvilluar konsultime edhe me kompanitë vendase, kryesisht në industrinë elektro-metalike dhe metalike, sepse investitorët e huaj që shprehën interes për bashkëpunim kryesisht janë nga industria e automobilave, të cilët treguan se ku munden të ndihmojnë dhe se kanë potencial, të bashkëpunojnë edhe me investitorët e huaj”,- deklaroi Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
Nga Oda Ekonomike theksuan se do t’i ndihmojnë në bashkëpunim këto kompani dhe se presin që 10 deri në 15 kompani t'i nënshtrohen një trajnimi teorik të veçantë, kurse në pesë prej tyre do të zbatohen të ashtuquajturat trajnime individuale që do të zhvillohen brenda dy muajve të ardhshëm.
 
Edhe analizat e zhvilluara nga Oda Ekonomike tregojnë që kompanitë vendore kanë më shumë nevojë për mbështetje në fushën e krijimit të produkteve të reja, futjen e proceseve të reja teknologjike ose ristrukturimin e atyre ekzistuese, futjen e standardeve të kërkuara nga kompanitë e huaja, si dhe zgjidhjet dhe teknikat e reja të menaxhimit.
 
ZEKIRIJA MEXHITI