Maqedoni
Afatet për zgjedhjen e KShZ-së, LSDM: VMRO bllokon procedurën në Kuvend; VMRO: qeveri teknike dhe KShZ profesionale
09.07.2018 18:09
Mbajtja e referendumit për çështjen e emrit në fund të shtatorit, po bëhet gjithnjë e më pamundur për shkak të mungesës...

Mbajtja e referendumit për çështjen e emrit në fund të shtatorit, po bëhet gjithnjë e më pamundur për shkak të mungesës së konsensusit politik për formimin e KShZ-së.
Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, assesi të thërrasë mbledhje për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KShZ-së, me arsyetimin se partitë politike ende nuk janë dakorduar.
Opozita si parakusht ka vendosur miratimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe Ligjin për Qeverinë, por LSDM thotë se nuk janë problem ligjet e lartpërmendura, tekstet e të cilave janë dokorduar me opozitën, mirëpo kërkesat e reja të VMRO-DPMNE-së, si amnisti për krimet qeverisë së kaluar ose qeveri teknike.
“VMRO-DPMNE e bllokon edhe procedurën për formimin e KShZ-së, duke vënë në pikëpyetje mbajtjen e referendumit për të ardhmen e shtetit tonë. Për VMRO-DPMNE-në dhe Hristijan Mickovskin nuk janë me rëndësi as nevojat e qytetarëve as interesat shtetërore, për to me rëndësi është vetëm mbrojtja e krimit dhe fati i Nikolla Gruevskit dhe familjes. Prandaj, VMRO-DPMNE sajon kërkesa të reja, qeveri teknike, amnisti dhe të ngjashme. Dëshiron të pasqyrojë krizë artificiale veç për të mbrojtur kriminelët nga përgjegjësia”,- u shpreh deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
U kundërpërgjigj VMRO-DPMNE. Për zgjedhje korrekte dhe demokratike nevojitet qeveri teknike dhe KShZ profesionale, thotë opozita.
“Zgjedhje demokratike me LSDM-në në pushtet nuk janë të mundura pa qeveri teknike dhe KSHZ profesionale. Vetëm kështu mund të sigurohen kushte demokratike, pasi ishim dëshmitarë të zgjedhjeve lokale më kriminale, të organizuara nga LZDM.”- thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Mbledhjen e Komisionit mund ta thërrasë edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, por siç ka deklaruar publikisht, nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi kështu në vend të zgjidhjes mund të komplikohet situate, pasi përbërja e KSHZ-së duhet të miratohet me 2/3 e votave.
Afati për zgjedhjen e përbërjes së re të KShZ-së në Kuvend është 17 korriku, por pa pajtimin e opozitës përbërja e re e KShZ-së nuk mund të zgjidhet pasi shumica parlamentare nuk ka numrat e nevojshëm. Ligji parasheh votim me dy të tretat nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
SHPËTIM NUREDINI
