Maqedoni

VMRO-DPMNE: Spasovski, i paaftë për t’u përballur me krimin; LSDM: VMRO-DPMNE po i keqpërdor ngjarjet tragjike

09.07.2018 18:19

VMRO-DPMNE ka reaguar pas njoftimit për vdekjen e të riut, Nikolla Sazdovski.....

VMRO-DPMNE ka reaguar pas njoftimit për vdekjen e të riut, Nikolla Sazdovski, duke e akuzuar MPB-në dhe numrin një të kësaj ministrie, Oliver Spasovskin, për paaftësi për t’u përballur me krimin. Po ashtu sipas VMRO-së, absurdi qëndron aty se ndaj sulmuesve është ngritur vetëm padi për dhunë. 
 
“Të nderuar, këtu nuk bëhet fjalë për dhunë, por, siç e pamë, për vrasje. A ka absurd më të madh se sa kur qeveria dhe MPB fillimisht e fshehin e më pas e heshtin vrasjen e një të riu tjetër, Martin Janushev. A ka absurd më të madh se sa para disa muajsh kishte një fëmijë të plagosur në stacionin e autobusëve Rekord në qendër të Shkupit, diku më një mars, ndërsa ministri Spasovski dhe LSDM e gënjejnë opinionin me punë profesionale”,- u tha nga VMRO.   
                                 
Në press konferencën e VMRO-së kanë reaguar nga LSDM, nga e cila kanë theksuar se VMRO-DPMNE po i keqpërdor ngjarjet tragjike, ndërsa kanë apeluar te qytetarët që të jenë të qetë sepse institucionet po veprojnë sipas ligjeve. 
 
“Përpjekjet për keqpërdorim të ngjarjeve të këtilla tragjike e dëshmon gjendjen dëshpëruese në VMRO-DPMNE. Përpjekjet në panik të VMRO-DPMNE-së, me lajme të rrejshme dhe kultivimin e akuzave të pabaza që të ngrisin tensione, flet për mospasje të vetëdijes së kreun më të lartë të kësaj partie. Siç është e njohur publikisht, MPB e ka pastruar rastin brenda një dite dhe i ka kapur shpejt të dyshuarit. Personat janë në paraburgim dhe presin përballje me përgjegjësinë. Rasti dhe kualifikimi i veprës penale është në duart e prokurorisë kompetente. Presim që nëpërmjet procedurës transparente, ligjore dhe institucionale, përgjegjësit për këtë akt të bartin përgjegjësi në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë”,- thuhet në reagimin e LSDM-së.
 
REJHAN BUSHI METAJ