Botë
Beograd, Vuçiqi dhe Merkeli biseduan në telefon
09.07.2018 19:05
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel....

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit serb, dy bashkëbiseduesit, mes tjerash, kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ku kanë rënë dakord se ruajtja e paqes dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi janë të një rëndësie vendimtare për të dyja palët.
Vuçiq po ashtu ka theksuar nevojën që të përshpejtohet ndërtimi i autostradës Nish - Prishtinë. Ai ka thënë se Zona Rajonale Ekonomike është një projekt me rëndësi vendimtare për të ardhmen e gjithë rajonit, pasi do të tërheq më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve. Gjatë bisedës ata kanë diskutuar edhe rreth situatës në rajon dhe krizës së migracionit.
