Botë

Tajlandë, u nxorën të gjallë nga shpella edhe katër djem

09.07.2018 19:30

Në veri të Tajlandës vazhdon operacioni për shpëtimin e disa fëmijëve të bllokuar në një shpellë...

Zhytësit nxorën edhe katër djem, duke çuar në tetë numrin e të shpëtuarve deri më tani. Katër djem të tjerë dhe trajneri i tyre i futbollit vazhdojnë të mbeten në shpellë. Grupi është bllokuar qysh më 23 qershor, gjatë një ekskursioni në shpellën “Tham Luang”, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat.
 
Fëmijët, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre, janë zbuluar se janë gjallë javën e kaluar. Një ekip prej 90 zhytësish - 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë - po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.