Botë

Turqi, Erdogani u betua në Parlament

09.07.2018 20:01

Recep Tayyip Erdogan ka dhënë betimin në Parlamentin e Turqisë, duke u bërë presidenti i parë në sistemin e ri të qeverisjes....

Me betimin e Erdoganit në parlament, përfundoi sistemi parlamentar, zyrtarisht filloi sistemi presidencial, i cili u mundësua pas referendumit të vitit të kaluar.
 
Ai është zotuar se do të respektojë Kushtetutën e vendit dhe do të ruajë rendin dhe demokracinë. Erdogani pritet të publikojë edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, që do të përbëhet prej 16 ministrash, nga 23 sa kishte deri tani. 
 
Erdogani u rizgjodh në postin e presidentit në zgjedhjet e 15 qershorit të këtij viti dhe do të jetë presidenti i parë i sistemit presidencial të Turqisë.