Greqi, protesta kundër marrëveshjes së Prespës

10.07.2018 11:50

Qindra qytetarë, mes të cilëve edhe priftërinj dhe prefekti i rajonit qendror grek Maqedonia, Apostolos Xixikostas...

Qindra qytetarë, mes të cilëve edhe priftërinj dhe prefekti i rajonit qendror grek Maqedonia, Apostolos Xixikostas, dje u tubuan në sheshin në Vergina për të protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës.

Me flamuj grekë dhe brohoritje "Maqedonia është greke", "Kjo marrëveshje është tradhti", "Hiqni duart nga Maqedonia", e të ngjashme protestuesit dërguan porosinë e tyre se nuk e pranojnë marrëveshjen.

Të pranishmëve iu drejtua edhe mitropoliti nga Veria, Nausa dhe Kabania, Pantelejmoni, i cili tha se Marrëveshja e Prespës është kundër interesave të popullit grek dhe se ana tjetër ka marrë gjithçka, ndërsa Greqia nuk ka fituar asgjë.

"Nëse fqinjët tanë janë maqedonas, atëherë çka jemi ne?",- pyeti mitropoliti grek.