Japoni, 141 të vdekur nga vërshimet
Së paku 141 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Japoni....

Së paku 141 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Japoni. Ky është bilanci më tragjik i regjistruar në tre dekadat e fundit në vend. Ekipet e shpëtimit janë në terren në kërkim të personave të zhdukur, pasi numri i të zhdukurve është gjithashtu shumë i lartë.
Nga ana tjetër, rreth 2 milionë persona janë evakuuar nga zonat e tyre, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Autoritetet kanë hapur korridoret dhe palestrat e shkollave për të akomoduar personat e evakuuar. Edhe pse shirat e rrëmbyeshëm tani janë ndalur, zyrtarët paralajmërojnë për shira të papritur, stuhi dhe rrëshqitje të reja të tokës.
Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar udhëtimet e parapara, për shkak të krizës së shkaktuar nga vërshimet. Më shumë se 70 mijë punëtorë, duke përfshirë zjarrfikësit dhe ushtrinë, janë të përshirë në procesin e shpëtim-kërkimit.
