Anulohet sërish seanca për rastin ‘Monstra’

11.07.2018 11:26

Shkak për anulimin e kësaj seance ishte mungesa e gjykatësit, Osman Shabani....

Edhe seanca e sotme për rastin ‘Monstra’ u anulua.

Shkak për anulimin e kësaj seance ishte mungesa e gjykatësit, Osman Shabani për shkak problemeve shëndetësore.

Nga ana tjetër familjaret e viktimave u ankuan duke thëne se nuk është ne rregull qe anulohen seancat dhe se këto janë lojëra qe luhen nga Gjyqi me prapavije politike

Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, të kryera më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa në procedurë të parë u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe haki Aziri, dhe Smai Luta. Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar tërhoqi aktvendimet dhe liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë kujdesi. për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, për të cilët janë shpallur fletë-arreste ndërkombëtare.