Seanca të reja për lëndët “Total” dhe “Tarifa”
Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale....

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Total” dhe “Tarifa”.
Në rastin “Total” akuzohet gazetari, Dragan Pavlloviq Llatas, ku sipas PSP-së, ka dhënë informata të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore përmes personave juridik “Total marketing” , “Total media centar” dhe “Mediamaks”, ka fshehur tatim në shumë prej mbi 7 milion denarë, ndërsa ai si person fizik ka fshehur mbi 3 milion denarë, duke shmangur tatimet.
Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale sot do të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski, dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuar në lëndën “Tarifa”.
Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.
