Jolevski takim me Ministrin e Mbrojtjes së Çekisë
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot në Pragë do të takohet me kolegun e tij çek Martin Stropnicki.........

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot në Pragë do të takohet me kolegun e tij çek Martin Stropnicki.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Çekisë, tema e bisedimeve do të jetë dublimimi i rezultateve të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mundësi për zhvillimin e tij të mëtutjeshëm në periudhën e ardhshme.
Ministrat do të vazhdojnë të përkushtohen në trendet aktuale dhe të ardhshme në sektorin e mbrojtjes në dy vendet dhe çështjet lidhur me marrëdhëniet çeko-maqedonase në përgjithësi, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu, dy ministrat e mbrojtjes do të bisedojnë edhe për çështje të veçanta të politikës së jashtme me interes të përbashkët.
