Gjendet zgjidhje për “eurokompozit”, hua prej 11 mln denarë për pagesën e dy rrogave
Është gjetur një zgjidhje për momentin për të punësuarit në ndërmarrjen “Eurokompozit” nga Prilepi....

Është gjetur një zgjidhje për momentin për të punësuarit në ndërmarrjen “Eurokompozit” nga Prilepi, të cilët protestuan me tenda javën e kaluar para qeverisë, duke kërkuar t’u paguhen 18 rrogat e prapambetura dhe kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional për gjashtë vitet e kaluara.
Në mbledhjen e fundit, qeveria obligoi drejtuesit e ndërmarrjes eurokompozitë të huazojnë 11 milionë denarë për t’u paguar dy nga pagat e prapambetura të punësuarve. Po punohet që për ta të gjendet një zgjidhje afatgjatë, njëjtë si për të punësuarit në “Feni”.
“Në seancën e saj të 78, qeveria mori vendim që të ndryshojë vendimin e seancës së kaluar të 77 dhe në pajtim me vendimin e ri e obligoi Kompaninë “11 Oktomvri – Eurokompozit nga Prilepi” të dërgojë kërkesë për huazim prej 11 milionë denarëve (6 milion denarë nga ELEM-i dhe 5 milion denarë nga MEPSO-Shkup). Me këtë ndryshim, të punësuarve nga kjo kompani në vend të një rroge, do të paguhen dy rroga”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.
