Ekonomi
Marrëveshjet ekonomike me Kosovën, qeveria shqyrton memorandumin për energjetikën
11.07.2018 15:09
Qeveria në mbledhjen e fundit shqyrtoi memorandumin për bashkëpunim në sektorin e energjetikës...

Qeveria në mbledhjen e fundit shqyrtoi memorandumin për bashkëpunim në sektorin e energjetikës mes Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës dhe Xehetarisë së Kosovës.
“Memorandumi parasheh formimin e ekipit të ekspertëve të dy ministrive për të ofruar ndihmë për implementimin e marrëveshjes dhe implementimin e sferave për bashkëpunim të ndërsjellë. Fushat prioritare për bashkëpunim me Kosovën janë sektori i energjisë elektrike, gazi natyror, burimet e rinovueshme të energjisë, efikasiteti energjetik dhe furnizimi me energji dhe prioritetet tjera”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.
Marrëveshje për bashkëpunim fitosanitar është nënshkruar edhe me Ministrinë për Bujqësi dhe Pylltari të Serbisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin reciprok në fushën fitosanitare për të mbrojtur territoret e Maqedonisë dhe Serbisë nga futja dhe përhapja e karantinit përmes dërgesave të importuara, sqaron Hoxha.
FLUTURA LATIFI
