Ivanovit në Pragë do t'i dorëzohet çmimi për demokraci

04.08.2014 11:35

Përfaqësuesit e Institutit amerikan për sisteme politike dhe ekonomike, sot presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ia dorëzuan çmimin për demokraci dhe ekonomi të tregut..........

Përfaqësuesit e Institutit amerikan për sisteme politike dhe ekonomike, sot presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ia dorëzuan çmimin për demokraci dhe ekonomi të tregut. Ceremonia solemne do të mbahet në Universitetin e Karlovit në Pragë.

“Ivanovit i jepet çmimi për shkak të arritjeve të tij në promovimin e lirisë ekonomike, zvogëlimin e shkallës tatimore dhe papunësisë, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e arsimit publik”, thuhet në njoftim.

Fondi për studime amerikane nga Uashingtoni është formuar  në vitin 1967 me qëllim të zhvillojë programe studentore për SHBA-në, Evropën, Amerikën Jugore, Azinë dhe Lindjen e Afërt në fushën e lirisë dhe ekonomisë së lirë.

Ky shpërblim prestigjioz u jepet liderëve nga Evropa Juglindore të cilët kontribuojnë për lirinë dhe tregjet e lira ekonomike në botë.

Mes fituesve të këtij çmimi që ndahet nga viti 1994, janë ish presidenti  i Çekisë Vaclav Klaus, ish presidenti polak dhe serb Leh Valensa dhe Boris Tadiq, si dhe ish kryeministrat e Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Hungarisë, Zoran Gjingjigj, Janez Dërnovshek, Ivo Sanader dhe Viktor Orban.