Maqedoni
Elezi: grand prej 5 milion euro nga Zvicra për investime në infrastrukturën komunale në Gostivar
11.07.2018 16:55
Sot, në Ministrinë e Financave u nënshkrua marrëveshja për një grand prej 4,6 milion euro, mjete të pakthyeshme nga Sekretariati shtetëror zviceran...

Sot, në Ministrinë e Financave u nënshkrua marrëveshja për një grand prej 4,6 milion euro, mjete të pakthyeshme nga Sekretariati shtetëror zviceran për pyetje ekonomike (SEKO) për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në Gostivar.
Marrëveshjen e nënshkroi Ministria e Financave, Ministria e Transport dhe Lidhjeve dhe përfaqësues të bankës KfV - e cila është administratore e mjeteve grand “Rene Eskeman”. Shuma e përgjithshme që do të investohet në përmirësimin e infrastrukturës komunale në Gostivar është 7,2 milion euro.
Këto mjete do të jenë të parapara për furnizimin e pajisjeve, zbulimin e rrjedhjes së ujit dhe me këtë zvogëlohet humbja e ujit, janë paraparë mjete për rezervuar të ri, për gypa të ri dhe përmirësim të rrjetit.
Si rezultat i master planit të përgatitur dhe implementimit me sukses të fazës së parë, hapi i parë vazhdohet me fazën e dytë me dokumentacionet që kanë qenë të përgatitura dhe filluara nga viti 2015/2016.
Do të vazhdohet me ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit si fazë e parë, hap i dytë, edhe atë në këto vendbanime: Banjicë e epërme, Balindoll, ventil të ri për rrjetin e distribuimit në Cigllana dhe Fazaneria, zonim të ventilit në mes Zonës 2 dhe Zonës 3 dhe Balin Dollit, gyp përcjellës i ri nga Zdunja në Forinë, gyp përcjellës i ri në “Zhivko Brajkovski”, “Branko Stoev” dhe “Vardarska”, në “Drago Todorovski”, gyp përcjellës i ri në mes “Kej Vardarit” dhe “Banjeshnicës”, gyp përcjellës i ri në pjesën lindore të hekurudhës dhe pjesës jugore të lumit, gyp përcjellës i ri në “Mlladen Simonoski”, gyp përcjellës i ri në “Boge Veljanoski”, në “Boris Kidriq”, gyp përcjellës i ri në rrugën “Balindoll” deri në fshatin Çajlë, gyp përcjellës i ri në Debresh, shtrirja e rrjetit të shpërndarjes në Çegran dhe Forinë.
Duhet potencuar që projekti është vazhdimësi e vitit 2015/2016 kur u realizua faza e parë, hapi i parë, kur u përgatiten të gjitha dokumentacionet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Gostivarit.
Përveç grandit nga Zvicra, për realizimin e këtij projekti do të ketë dhe 250 mijë euro grand nga banka KfV, si dhe përmes huas nga Qeveria në vlerë prej 1,7 milion euro.
Së shpejti mjete për projekte komunale nga banka KfV do të ndahen edhe për komunat e Radovishit dhe Kavadarcit, theksoi zëvendësministrja e financave, Shirete Elezi.
