Maqedoni
“Mos harroni Srebrenicën”, Maqedonia përkujton gjenocidin serb në Bosnjë
11.07.2018 17:24
Në vitin 1995, në Srebrenicë ndodhi gjenocidi më i tmerrshëm pas Luftës së Dytë Botërore...

Mbi 8 mijë boshnjakë u vranë e u masakruan në mënyra aq të tmerrshme, sa bota moderne ende nuk i kishte përjetuar.
Në vitin 2005, parlamenti europian njohu përmes një rezolute gjenocidin serb ndaj popullsisë boshnjake.
Një vit më pas, në vitin 2010, edhe Parlamenti i Maqedonisë mbështeti këtë rezolutë dhe që prej 8 vitesh, çdo 11 korrik, edhe vendi ynë bëhet pjesë e përkujtimit të këtij tmerri të ndodhur shumë pranë nesh.
Edhe sivjet ky përvjetor shënohet me mesazhin se askush, as individët e aq më tepër institucionet, nuk guxojnë të harrojnë Srebrenicën, por gjithsesi që duhet të punojnë për pajtim mes popujve.
"Ndodhitë që kanë qenë gjatë luftës në Bosnjë - Hercegovinë dhe gjatë shpërbërjes në Ish - Jugosllavi janë ndodhi që definohen dhe përcaktohen si gjenocid ndaj qytetarëve boshnjakë të Bosnjë - Hercegovinës atje dhe parlamenti dhe Republika e Maqedonisë atë që ndodhi e njeh si të tillë. Ndodhin raste të tilla, nuk duhen harruar kurrë",- tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
“Porosia jonë është që kjo që u ka ndodhur boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995, të mos i ndodhë askujt dhe askund”,- tha këshilli për shënimin e 11 korrikut, Safet Crnovrshljanin.
Për të shënuar këtë datë, organizohet edhe një marsh përkujtimor në sheshin "Maqedonia", ku do të lexohet Deklarata e sivjetme për Srebrenicën.
GYLTENE SINANI
