Maqedoni

Ftesa për anëtarësim në NATO, qytetarët: Hapet perspektiva, siguri d.m.th. investime

11.07.2018 17:51

Qytetarët e shohin anëtarësimin në NATO si një ndihmë jo vetëm për sigurinë, por edhe për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme....

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se siguria që ofron Aleanca do të ndikojë në sigurinë e investuesve të huaj, por edhe të atyre të vendit, duke mundësuar kështu hapjen e vendeve të reja të punës. Ata presin që për gjeneratat e reja të bëhet më mirë.
 
“Shpresojmë, shpresojmë që ky anëtarësim të sjell diçka më të mirë. Ftesën për në NATO e shoh si hap para dhe kemi shpresë që të bëhet më mirë si për qytetarët ashtu edhe për gjithë shtetin”,- tha një qytetar. 
 
“Kam dëshirë që të bëhet Maqedonia sikur Europë, pra të hapet vendi e të rregullohet”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Mendoj që do të bëhet më mirë në të gjitha sferat e jetës, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik. Pra, është mirë të kemi më tepër siguri e me tepër investime e kështu të hapen vende të reja pune”,- theksoi një qytetar. 
 
“Do të jetë më mirë besoj. Kam dëshirë të bëhet më mirë për ju, pra për gjeneratat e reja të ketë sa më shumë punë e jetë më të mirë”,- u shpreh një qytetar. 
 
“Po mirë, kjo ftesë është pozitive, unë kështu mendoj. Pres që anëtarësimi të sjellë më tepër mjete, më tepër siguri e zhvillim për vendin”,- tha një qytetar. 
 
Gjithsesi, anëtarësimi përfundimtar varet nga referendumi, për të cilin sërish duhet të vendosin qytetarët në vjeshtë. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI