Maqedoni

Integrimi euroatlantik i vendit, Zaev: Po dialog me opozitën, vendosin qytetarët

11.07.2018 18:01

Kryeministri, Zoran Zaev, ftoi kundërshtarët politikë të marrëveshjes me Greqinë që në mënyrë të hapur të sqarojnë se përse janë kundër...

Kryeministri, Zoran Zaev, ftoi kundërshtarët politikë të marrëveshjes me Greqinë që në mënyrë të hapur të sqarojnë se përse janë kundër, që të munden të jepen sqarimet e nevojshme edhe nga qeveria dhe në fund të gjithë së bashku të hapërojnë drejt integrimit euroatlantik të vendit. Ai ripërsëriti se për proceset eurointegruese të vendit nuk ka alternativë tjetër. Vendimi në fund u takon qytetarëve në referendum.
 
“Nëse jemi për NATO dhe Bashkim Europian, atëherë le të rreshtohemi të gjithë së bashku pozitivisht dhe të hapërojmë drejt zgjidhjes. Nëse dikush është kundër, atëherë le ta thotë në mënyrë të sinqertë dhe qytetarët janë ata që do të vendosin. Në emër të të gjithë kësaj që sapo thashë, bëj thirrje në mirëkuptim dhe dialog. Unë jam i gatshëm. Po ashtu edhe nënkryetarët e LSDM-së tash më po komunikojnë në nivel parlamentar me opozitën për t’u gjetur zgjidhje që këtë çështje ta përfundojmë së bashku për shkak të gjeneratave tani dhe ato që vijnë në Maqedoni”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.