Maqedoni
NATO mirëpret Maqedoninë, Stoltenberg: Dyert u hapën, finalizoni emrin
11.07.2018 18:08
Në samitin e Brukselit, vendet anëtare të NATO-s u pajtuan unanimisht ti dërgojnë ftesë zyrtare Maqedonisë për anëtarsim e saj në paktin veri-atlantik....

Sekretari i përgjithshëm aleancës, Jens Stoltenberg, duke kumtuar vendimin e ftesës zyrtare për anëtarsim të Maqedonisë, theksoi se kusht për të qenë anëtare fuqiplote, është që Maqedonia t‘i përfundojë procedurat që lidhen drejtpëdrejt me implementimin e marrëveshjes me Greqisë.
"Dyert e NATO-s janë dhe do të ngelen të hapura për të tjerët. Ngrohtësisht mirëpresim marrëveshjen historike të muajit të kaluar për çështjen e emrit, mes Athinës dhe Shkupit, dhe sot u pajtuam t’a thërrasim Shkupin ti fillojë bisedimet qasëse. Pasi që ti përmbyll të gjitha procedurat nacionale për të finalizuar marrëveshjen për emrin, vendi do të hyjë në NATO si anëtare 30, me emrin e saj të ri, Republika, e Maqedonisë së Veriut", tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Stoltenbereg përkujtoi edhe qytetarët se shansi i tillë vjen vetëm një herë në jetë dhe tani është Maqedonia ajo që duhet të vendos nëse do ta finalizojë ose jo Marrëveshjen për emrin.
"Kjo është mundësi që vjen njëherë në jetë, ose do ta përkrahin marrëveshjen dhe të bëhen anëtare, ose nuk do ta përkrahin dhe nuk do të bëhen anëtare. Nuk mundet ti fitojnë të dyjat. Nuk ka anëtarsim pa ndryshimin e emrit. I takon popullit të vendos. Unë e përshëndes marrëveshjen. Qartë treguam se vendosëm ti fillojmë bisedimet, qartë treguam se kur të finalizohen të gjitha procedurat e brendshme, përfshirë edhe ndryshimin e Kushtetutës për implementimin e marrëveshjes me Greqinë... Nuk mund të bëhet anëtare pa ndryshimin e emrit. Kjo është zgjedhje e thjeshtë, dhe ju takon qytetarëve të IRJM-së ta bëjnë këtë zgjedhje", tha Stoltenberg.
Pas këtij vendimi të Këshillit - Veriatlantik, Maqedonia fillon bisedimet me NATO-n, proces që llogaritet të zgjas rreth gjashtë muaj. Gjatë kësaj periudhe, vendet anëtare të NATO-s duhet në parlamentet e tyre nacionale të ratifikojnë marrëveshjen për pranimin e Maqedonisë në paktin Veri Atlantik.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
