"ALKALOID"

"Alkaloid" e vazhdon serinë e investimeve në BE

04.08.2014 11:39

Përforcimi i pozitave të tregjeve të BE-së, si dhe arritje sa më të madhe në pjesëmarrjen e tregut, janë qëllimet kryesore prej të cilave del kjo nismë, kumtuan nga kompania...

"Alkaloid" ka regjistruar shoqëri të re në Slloveni, nën emrin "ALKA-LAB", me seli në Lubljanë. Bëhet fjalë për vendosjen e laboratorisë personale kimike për testimin e prodhimeve në territorin e Bashkimit Evropian, me qëllim të lëshimit në qarkullim të serive të barnave, investim me vlerë prej rreth 600.000 euro.

Shoqëria e sapoformuar është në 100 për qind pronësi të "SHA Alkaloid" Shkup. Përforcimi i pozitave të tregjeve të BE-së, si dhe arritje sa më të madhe në pjesëmarrjen e tregut, janë qëllimet kryesore prej të cilave del kjo nismë, kumtuan nga kompania.

Me investimet e vazhdueshme brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë "Alkaloid", ashtu siç theksohet, i vazhdon aktivitetet për përforcimin e pozitave eksportuese të kompanisë si përcaktim kryesor strategjik.