Maqedoni

Angjushev: “Jogohromi” nuk fillon dot punë pa filtra

11.07.2018 18:55

“Jugohromi” nuk mund të punojë nëse nuk i plotëson standardet ekologjike....

Ky është qëndrimi i prerë i zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev, sipas të cilit, tashmë kombinati ka filluar me vendosjen e filtrave, një proces ky që pritet të përfundojë në nëntor.
 
“Jemi dakorduar që “Jugohromi” t’i vendosë filtrat. Pronari i kompanisë u ballafaqua me vështirësi të caktuara financiare gjatë implementimit të projektit. E shqyrtuam situatën dhe konstatuam se ekziston fizibilitet që kombinati  të fillojë me punë, sidomos tani me çmimet e  metaleve  në bursat botërore, mund të jetë profitabile, madje të ketë përfitime. Nëse “Jugohromi” i plotëson kushtet ekologjike që janë në interes të shtetit,  para së gjithash në interes të të punësuarve dhe banorëve të atij rajoni, do të vihet në funksion”,- thotë Angjushev.