Botë

Situatë e nxehtë në Samitin e NATO-s, Trump: Të gjithë të paguajnë kontributet

11.07.2018 19:22

Përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, lufta kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi më i ngushtë me BE–në...

Përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, lufta kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi më i ngushtë me BE–në për pagesën e 2% të GDP për mbrojtje e NATO-s, ishte tema më e nxehtë e diskutimit në Samitin e NATO-s në Bruksel.
 
Gjatë vitit 2018 vetëm 8 shtete nga 28 anëtare të BE-së e përmbushin kushtin e pagesës prej 2% dhe 8 shtetet e tjera kanë buxhet të dyfishtë për 2 përqindëshin, por këtë nuk e kanë bërë, pjesën dërrmuese të harxhimeve për mbrojtjen e mbulojnë ShBA-të me 70%. 40 miliardë dollarë shtesë për trupat ushtarakë të NATO-s, sipas kryetarit të ShBA-ve, Donald Trump, nuk janë të mjaftueshme.
 
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguajnë më shumë, ndërsa shtetet tjera nuk paguajnë sa duhet, ose nuk paguajnë fare, për këtë arsye do të mbajmë mbledhje dhe në këtë drejtim sekretari gjeneral punon shumë për këtë problem dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje”,- tha kryetari i ShBA-ve, Donald Trump.
 
“Do të fokusohemi për shpenzimet në fushën e mbrojtjes, sepse siç tha presidenti Trump, anëtarët e NATO-s e kanë patjetër të investojnë më shumë dhe të marrin përgjegjësi”,- theksoi sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stolltenvberg.
 
Presidenti amerikan e akuzoi Gjermaninë si një ndër shtetet më të fuqishme të BE-së, e cila nuk ndan mjaftueshëm nga buxheti i saj për NATO-n dhe është në bashkëpunim të ngushtë më Rusinë për shkak të varësisë energjetike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania bën shumë për NATO-n.
 
“Forcat gjermane janë të dytit më shumë në numër në Afganistan, ne mbetemi më të përkushtuarit në këtë mision dhe i mbrojmë interesat e ShBA-së”,- theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
 
Shtetet anëtare të BE-së frikësohen që Trump do të tërheqë mbështetjen amerikane nga territoret e tyre, sidomos ato vende që kanë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë. Vendet tjera me ndikim, të cilat kanë buxhet të dyfishtë dhe nuk paguajnë, janë Spanja dhe Italia.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU