Maqedoni
Zaev: U bëmë anëtare e familjes të cilën e merituam
11.07.2018 19:35
Kryeministri Zaev, në pjesmarrjen e tij në debatin “Angazhimet e NATO-s- dialogu në samitin e Brukselit”...

Kryeministri Zaev, në pjesmarrjen e tij në debatin “Angazhimet e NATO-s- dialogu në samitin e Brukselit”, tha se me vendimin për t’i dhënë vendit ftesën për antarësim, vendet e Aleancës i dhanë një porosi të qartë Maqedonisë, se tashmë është anëtare e familjes, në shtëpinë të cilës i takojmë.
Sipas tij, Maqedonia ka punuar shumë në arritjen e standardeve dhe implementimin e vlerave të kërkuara nga Aleanca. Një vend të vecantë në debat zuri marrëveshja për emrin, e cila deri tani ka penguar antarësimin e Maqedonisë në NATO.
