Mjekët: Listeria gjithkund rreth nesh, kujdes higjienën
Listeria ka marrë tashmë jetën e 4 personave në Maqedoni dhe autoritetet ende nuk e dinë burimin e bakteries së rrezikshme.........

Listeria ka marrë tashmë jetën e 4 personave në Maqedoni dhe autoritetet ende nuk e dinë burimin e bakteries së rrezikshme.
Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundja Monocitogene, respektivisht bëhet fjalë për një bakterje që ndodhet kudo rreth nesh në tok në ujë në ujërat e zeza, apo në ambientin që na rrethon, thotë Eriona Shaqiri, specialiste në Institutin e Shendetit Publik. Kjo bakterie është përgjegjëse për sëmundjet e fundit të fituara nëpërmjet ushqimit, sqaron ajo.
“Është një bakterje tepër rezistente prandaj është vështir për tu kontrolluar. Në temperaturat frigoriferike që ne i përdorim për të ruajtur ushqimin kjo bakterie ka veti ka aftësi të shumohet Diapazoni që mund të gjendet bakteria është nga -1 gradë ose -1.5 deri në 45-50 gradë. Mënyra më e mirë për ta ndaluar dhe për ta inaktivizuar është nëpërmjet përpunimit termikisht të produkteve që duhet të konsumohen të produkteve ushqimore” thotë Shaqiri.
Për tu mbrojtur nga kjo sëmundje mjekët rekomandojnë që çdo person të laj duart para filllimit të përgaditjes së ushqimit dhe para konsumimit të tij. Ushqimi duhet të konsumohet i përpunuar termikisht në temperaturë prej 70 gradësh, dhe të mos konsumohet ushqim i cili është mbajtur në ambiente të dhomës mbi një orë.Kujdes i shtuar nevoitet gjat konsumimit të akullores dhe prodhimeve të qumshtit, pashtetat dhe produktet tjera të gatshshme.Ndërsa jo të gjith të prekurit nga kjo sëmundje do të kenë pasoja të njëjta.
“Listeria monocitogene që shka e shkakton monociteliozen mundet të kalojë pa simptoma ose mundet të shkaktojë vdekjen ,domethënë varet nga përsonat që janë të ekspozuar ndaj kësaj bakterieje. Meqenëse bakteria meret nëpërpjet ushqimit, mundet shumica e njerzëve të jenë vazhdimisht në kontakt me këtë bakterie por ka disa faktor të cilët e bëjnë këtë bakterie të manifestohet me sëmundje ose jo,mundet të kaloj pa shenja mundet të shfaqet në formën e një gripime dhimbje koke mundet me të përziera ose të vjella ose diare ,mundet të shfaqet sepsis edhe meningit që domethënë vdekja vjen nga shfaqja e sepsis dhe nga meningiti” spjegon Shaqiri.
Grupmoshat më të rrezikuara për tu prekur nga kjo sëmundje janë gratë shtatëzana, foshnjet e posalindura dhe personat me shëndet të dobët, megjithse nuk janë imunë edhe përsonat e shëndetshëm. (Gyltene Sinani, TVM2)
