Maqedoni

U kap teksa trafikonte cigare, tetë ditë paraburgim për kryetarin e Novo Sellës

12.07.2018 12:27

Gjykata Themelore në Strumicë i caktoi tetë ditë paraburgim kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev...

Gjykata Themelore në Strumicë i caktoi tetë ditë paraburgim kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, dhe tre të akuzuarve të  tjerë, nën akuzën për trafikim të cigareve.
 
Njërit prej të akuzuarve i është marrë pasaporta dhe një herë në javë duhet të paraqitet në Gjykatë. Stojçev dhe të dyshuarit e tjerë, masën e paraburgimit do ta kalojnë në burgun e Prilepit. Pesë të dyshuarit nga Policia u arrestuan pardje në afërsi të vendkalimit kufitar me Maqedonisë dhe Bullgarisë, në fshatin Badilen, teksa po trafikonin rreth 3.300 steka cigaresh me vlerë prej mbi 3 milion denarësh.
 
Prokuroria Themelore Publike në Strumicë i akuzon për vepër penale “kontrabandë” për të cilën parashikohet dënim me burg nga gjatë muaj deri në pesë vjet.