MAQEDONI

Ulet çmimi i drunjve për ngrohje

04.08.2014 13:50

NP "Pyjet e Maqedonisë" i ka ulur çmimet e drunjve të ahut për ngrohje për 10 për qind për të gjithë personat fizikë dhe për 15 për qind për shfrytëzuesit e ndihmës sociale.......

NP "Pyjet e Maqedonisë" i ka ulur çmimet e drunjve të ahut për ngrohje për 10 për qind për të gjithë personat fizikë dhe për 15 për qind për shfrytëzuesit e ndihmës sociale.

Vendimi i këtillë vlen deri më 30 shtator të këtij viti. Çmimi i ri i drurit të ahut me zbritje prej 10 përqindëve është 2.133 denarë për metër kub, ndërsa çmimi për personat shfrytëzues të ndihmë sociale me 15 për qind zbritje është 2.015 denarë. Këto çmime vlejnë për blerje të drunjve në depot e NP "Pyjet e Maqedonisë".

Nga NP porosisin që qytetarët të blejnë dru për ngrohje nga prerjet ligjore, me vulë  dhe dërgesë .

“Apelojmë para blerjes së drunjëve për ngrohje që të kontrollohen nëse  janë të vulosura,në të kundërtën nësë bëhët fjalë për prerje jo legale,qytetarët vetëm do t’i hedhin parëtë në ujë” - thotë Toni Jovanov,  ndihmës Drejtori i Përgjithshëm në NP “ Pyjet e  Maqedonisë”.

 Jovanov thekson se vjedhja e drunjëve këtë vit është me intenzitet të reduktuar por ai u bën thirrje qyterëve, që eventualisht nëse  vërejnë prerje jo ligjore të drunjëve , të lajmërojnë menjëherë sepse  shkatërrojnë pyjet, dhe shkaktojnë erozion.

Ndërmarrja  ka rreth  200 mijë dru zjarri në rezervë.  Cmimi i  drurit të  lisit mbetet i pandryshuar nga 2.450 denarë për metër kub. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)