Samiti i NATO-s, vendet anëtare rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Me insistimin e presidentit amerikan, Donald Trump, vendet anëtare të NATO-s...

Me insistimin e presidentit amerikan, Donald Trump, vendet anëtare të NATO-s kanë pranuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
Duke folur në përfundim të samitit dyditor në Bruksel, Trump deklaroi se aleatët pranuan të shpenzojnë për buxhetet e tyre të mbrojtjes më shumë se 2 për qind e Bruto prodhimit vendor.
“Arritëm një progres të jashtëzakonshëm. Ishte vërtet mbresëlënëse të shihje frymën që mbizotëronte në sallë”,- tha Trump.
“Mund ta tërheq Amerikën nga NATO. Them se mund ta bëj këtë, por është e panevojshme. Ata u angazhuan sot, siç nuk janë angazhuar kurrë më parë”,- citohet Trumpi nga CNN.
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se NATO doli shumë më e fortë nga samiti dyditor, veçanërisht sepse presidenti amerikan, Donald Trump, rikonfirmoi angazhimin e tij për të pasur një NATO të fortë.
