Botë
Bangladesh, përmbyset trageti me 200 pasagjerë
04.08.2014 13:56
Një traget që mbante rreth 200 pasagjerë është përmbysur në jug-perëndim të kryeqytetit të Bangladeshit...

Një traget që mbante rreth 200 pasagjerë është përmbysur në jug-perëndim të kryeqytetit të Bangladeshit.
Sipas forcave të policisë, numri i viktimave ende nuk konfirmohet deri tani, por ekipet e emergjencës kanë arritur të shpëtojnë deri në 50 persona.
Autoritetet thanë se shkak i përmbysjes së tragetit ishte mbingarkimi me pasagjerë në bord si edhe ujërat e lumit të Bangladeshit ishin shumë të trazuar.
Të tilla fatkeqësi janë të zakonshme në atë zonë. Në muajin maj rreth 50 njerëz humbën jetën nga fundosja e një anijeje transporti.
