Trump pret thirrje nga Irani për marrëveshje

12.07.2018 18:32

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai pret në të ardhmen...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai pret në të ardhmen të pranojë thirrje nga zyrtarët iranianë, të cilët do të kenë ofertë për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Uashingtoni.

Sipas Trumpit, Teherani është duke trajtuar tani ShBA-në, “me më shumë respekt sesa në të kaluarën”.

“E di se ata janë duke u përballur me shumë probleme dhe se ekonomia e tyre është duke falimentuar”,- ka thënë Trump.

“Në të ardhmen ata do të më thërrasin mua dhe do të thonë “le të arrijmë një marrëveshje”. Ata janë duke u përballur me shumë probleme tani”, është shprehur lideri amerikan.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë më 12 korrik se aleatët e ShBA-së duhet të ndihmojnë duke bërë më shumë presion ekonomik në Iran.