ShBA, emigrantët ilegalë, 38 fëmijë nën 6 vjeç ribashkohen me familjet

12.07.2018 18:35

Të paktën 38 fëmijë nën 6 vjeç janë bashkuar me familjet....

Të paktën 38 fëmijë nën 6 vjeç janë bashkuar me familjet, me të cilët ishin ndarë teksa hynin në kufijtë e ShBA-ve. Por, administrata Trump humbi një afat të caktuar nga gjykata për të ribashkuar dhjetëra të tjerë.

Bernadino Contreras Trejo dhe vajza e tij 4-vjeçare, Fernanda, hëngrën mëngjesin e parë bashkë pas një ndarjeje 4-mujore. Familja u largua nga dhuna në Honduras dhe u paraqitën në një pikë kontrolli të kufirit në Teksas muajin e kaluar për të kërkuar azil. Por, atje vogëlushen e ndanë nga prindërit. Në këto 4 muaj, Fernanda mundi të flasë me prindërit vetëm nga një herë në ditë.

“Kam kaluar pjesën më të madhe të natës duke e siguruar se kurrë më nuk do të ndahemi prej saj. Shpresoj mos ta gënjej më. Ju nuk i paramendoni se çfarë vështirësish kemi kaluar për të ardhur këtu. Por, me gjithë këtë që ndodhi, nuk jam penduar. Ne do të jemi të lumtur në Amerikë”,- tha emigranti, Bernadino Contreras Trejo.

Kjo familje tashmë do të jetojë në Maryland dhe kërkesa e tyre për azil po shqyrtohet. Si kjo familje emigrantësh, ka qindra të tjera në Amerikë të cilat shpresojnë së shpejti të përqafojnë fëmijët e tyre që u morën në kufi. Urdhri i presidentit Trump për të ndarë fëmijët refugjatë nga familjet që kalonin ilegalisht kufirin, shkaktoi reagime në gjithë botën dhe administrata amerikane u detyrua ta tërheqë, duke hapur kështu një shpresë të re për njerëzit që kërkojnë një të ardhme më të mirë në paqe për fëmijët e tyre.