Ftesa nga NATO, Tsipras: Ditë historike, Shkupi të përmbushë obligimet
Kryeministri grek Aleksis Tsipras, e ka cilësuar si ditë historike marrjen e ftesës nga Nato për Maqedoninë....

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, e ka cilësuar si ditë historike marrjen e ftesës nga Nato për Maqedoninë. Tsipras thotë se më në fund u përmbush pas dhjetë vitesh, vendimi i famshëm i samitit të BUkureshitit.
Por ai porositi Shkupin zyrtar njëherë të përmbushë obligimet e marrëveshjes: “Presim që qeveria në Shkup të përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, dhe unë personalisht shpresoj që të arrijnë ta bëjnë këtë, sepse ky ëhstë një intervenim historic që zgjidh problemin suhmëvjecar në politikën tonë të jashtme. Kur të arrihet kjo në janar ose shkurt, do të disuktojmë me partnerët e koalicionit për të përmbushur edhe ne obligimet që dalin nga kjo marrëveshje”, deklaroi Tsipras ne pres konferencë në Bruksel.
Tsiprasi ka kritikuar ndërkohë partitë opozitare greke në qasjen e tyre ndaj Marrëveshjes së Prespës, duke e cilësuar veprimin e tyre si hipokrizi që nëncmon inteligjencën e qytetarëve grekë.
