Botë

ISIS vazhdon pushtimin e Irakut

04.08.2014 14:10

Shteti islamik, i njohur ndryshe si ISIS, po zgjeron sundimin e tij duke marr nën kontroll edhe dy qytete të reja, ku më i madhi prej tyre është Sinjari...

Shteti islamik, i njohur ndryshe si ISIS, po zgjeron sundimin e tij duke marr nën kontroll edhe dy qytete të reja, ku më i madhi prej tyre është Sinjari, i lokalizuar në veri të Irakut, në kufi me Sirinë. 
 
Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka konsideruar aktet e fundit të ISIS si një tragjedi për banorët e zonës. E megjithatë të dhënat paraprake të OKB-së tregojnë se deri në 200 mijë persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre pas terrenit të fituar nga militantët.
 
I dërguari i posaçëm i OKB-së në Irak, Nickolay Mladenov u shpreh se Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë e civilëve.
 
“Gjendja humanitare e tyre është raportuar si e tmerrshme dhe janë në nevojë urgjente për artikuj bazë, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe shërbimet mjekësore” deklaroi Nickolay Mladenov I dërguari i posaçëm i OKB-së në Irak. 
 
Më herët ISIS mori nën kontroll Zumar dhe dy fushat e naftës afër forcave kurde Peshmerga. Kryesisht shteti i ri islamik ka konfiskuar një pjesë të madhe të territorit në veri të Irakut që nga nisja e ofensivës së madhe në qershor.
 
ZEJXHANE OSMANI