Kinë, shpërthen impianti kimik, 19 të vdekur

13.07.2018 11:43

Një shpërthim i regjistruar në një park industrial, në provincën Sichuan të Kinës, ka shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe lëndimin e 12 të tjerëve...

Sipas raportimeve të mediave lokale, ndërtesat trikatëshe të fabrikës u shkrumbuan, ndërsa edhe godinat e afërta kanë pësuar dëme në xhamat e tyre. Deri më tani nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe  autoritetet kanë nisur hetimin. 
 
“Yibin Hengda” prodhon produkte kimike për industrinë ushqimore dhe atë farmaceutike. Aksidenti vjen 3 vitepas një fatkeqësi e rëndë në impiantet kimike në Kinë. Në vitin 2015, 173 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një maganizë lëndësh kimike në qytetin portual në verilindje të Kinës, Tianjin. Hetimi në atë kohë zbuloi faktin se korrupsioni, lidhjet politike dhe marrëveshjet zyrtare kishin bërë që sistemet e sigurisë të anashkaloheshin.